Shqipëria është vend sizmik

Sipas sizmologut shqiptar Edmond Dushi, Shqipëria është një vend sizmik, por në asnjë rast nuk mund të flasim për një rrezikshmëri aq të lartë, sa ajo e tërmetit në Japoni që ka gjunjëzuar një nga vendet më të zhvilluara të botës.

“Tërmeti i fuqishëm që goditi Japoninë pati pasoja shkatërruese, për shkak edhe të amplitudës së lartë. Japonia së bashku me vende të tjera, i përket të ashtuquajturit “harku i zjarrtë i Paqësorit” i cili mund të sjellë një efekt domino në të gjithë botën.

Duke vëzhguar dinamikën e tërmetit me magnitudë 8.9 ballë të shkallës Rihter, ai është pasuar nga lëkundje të njëpasnjëshme dhe pritet që ato të pasojnë”, u shpreh Dushi për Ora News.

Duke përfunduar, Dushi theksoi se situata sizmike do të vijojë ende, duke rritur kështu dhe bilancin e dëmeve materiale dhe atyre në njerëz.

No comments:

Post a Comment