Shqiperi-Kosove, vetem nje kontroll ne kufi

Tirane- Shqiperia dhe Kosova bashkojne pikat kufitare ne nje te vetme. Duke u nisur nga dje, shqiptaret nuk do te presin me ne dy sportele, per kontrollin e dokumentacionit te tyre, por do t'i drejtohen nje sporteli me staf te perbashket. Nderkaq, pritet qe se shpejti procedurat e kalimit te kufirit mes dy vendeve te lehtesohen me tej, duke i hequr pikat e kalimit kufitar. Kane qene ministrat e Brendshem te te dy shteteve, Bujar Nishani dhe Bajram Rexhepi, te cilet, kane nenshkruar dje marreveshjen, e cila ka si qellim lehtesimin e levizjes se shqiptareve. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Brendshme, te cilat sqaruan se, "ne baze te kesaj marreveshjeje, qytetaret qe udhetojne drejt Shqiperise dhe Kosoves do t'i nenshtrohen vetem nje kontrolli ne hyrje, ose dalje, ne te tria pikat e kalimit kufitar, Morine, Qafe Prush dhe Qafe Morine". Ministrat Nishani dhe Rexhepi nenshkruan edhe protokollet perkatese per kryerjen e veprimtarive te perbashketa te kontrollit kufitar.

"Ne, se bashku, konkretizuam vijimin e nje praktike shume te mire, qe padyshim do te konsolidohet akoma me shume, krijimit te hapesirave me te medha, te lehtesirave me te medha te levizjes se qytetareve tane ne te dy anet e pikave te kalimit te kufirit. Ky eshte nje hap i pare, per te arritur shume shpejt nje praktike tjeter akoma me te lehte, ate te hyrjeve dhe daljeve pa kontrolle ne pikat e kalimit te kufirit", u shpreh Nishani. Ministri shpjegoi se kjo do te arrihet duke adoptuar ate praktike qe sot vendet anetare te marreveshjes se Shengen-it aplikojne per qytetaret e vendeve te tyre. "Qellim i nenshkrimit te ketyre marreveshjeve ishte lehtesimi i levizjes se qytetareve, duke ndihmuar ne vecanti gjate muajve te sezonit turistik, qe pothuajse ka filluar gjate fundjavave. Ne kete menyre do te kene mundesine e nje levizje sa me te shpejte ne kufi", theksoi ministri kosovar, Bajram Rexhepi. Nderkaq, dy ministrat vleresuan bashkepunimin e deritanishem ne fushat e luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe kontrollit te kufijve.

Interesimit te medias mbi masat e marra ne kuader te procesit zgjedhor, ministri Nishani iu pergjigj se, "jane marre te gjitha masat ne aspektin e garantimit dhe sigurimit te ambientit normal per zgjedhjet, per publikun e per qytetarin". "Nga sa une jam informuar nga Drejtori i Pergjithshem i Policise dhe drejtuesit e tjere te strukturave te policise, eshte bere nje pune e shkelqyer ne aspektin organizativ, ne aspektin e trajnimit dhe njohjes se detyrave te cdo punonjesi policie nga drejtuesi e deri tek me i uleti ne graden perkatese", tha ministri. Nderkohe qe referuar eksperiences se madhe qe ka Policia e Shtetit, Nishani shtoi se "duke iu referuar asaj te zgjedhjeve te vitit 2007 dhe 2009, jo vetem qe jam i bindur, por ju garantoj juve dhe opinionin publik qe cdo gje do te shkoje ne menyren perfekte, sic e parashikon ligji dhe ashtu sic e presin dhe e meritojne qytetaret shqiptare".

No comments:

Post a Comment