Një rrezatim i madh diellor pritet të godasë Tokën, për shkak të një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në yllin e zjarrtë, tre ditë më parë. Agjencia Hapsinore Amerikane, NASA, njofton se ky do të jetë një nga rrezatimet më të mëdha që do të prekë jetën në tokë. Por realisht, kjo valë diellore pritet të ketë ndikim vetëm në tekelomunikacion. Pritet të bllokohen valet radiofonike apo të ketë ndërhyrje në ato satelitore. Sipas shkencëtarëve të NASA–s, shpërthimi është i kategorisë X, që në fakt përbën edhe shkallën më të lartë të rrezikshmërisë. Shpërthimi i ndodhur në kurorën e diellit është pasuar me një shpërndarje të menjëhershme të valëve magnetike. Ai ishte paraprirë, ditët e fundit, nga të tjera shpërthime më të lehta, të kategorive M dhe C. Një stuhi e ngjashme magnetike ka qënë ajo e vitit 1972, e cila u pasua nga një vërshim magnetik diellor, i cili dëmtoi sistemin elektrik në Kebek të Kanadasë duke zhytur në errësirë gjashtë milionë banorë të këtij rajoni.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment