Rroga mesatare në Maqedoni 344 euro

 Rroga mujore neto, sipas Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë (ESHS) gjatë marsit të këtij viti ka qenë 344 euro dhe në krahasim me marsin e vitit të kaluar ka rritje prej 1,2 për qind.


Rritja ka të bëjë me rritjen e rrogës të të punësuarve në sektorin e veprimtarive shërbyese për 19,8 për qind, në art, argëtim dhe rekreim për 7,9 për qind si dhe informacione dhe komunikim për 5,6 për qind.

Rritja më e madhe e rrogave neto në raport me muajin e kaluar është shënuar në sektorin “tregti me shumicë dhe tregti me pakicë”.

Sipas ESHS-së, gjatë marsit të këtij viti 1,9 për qind e të punësuarve nuk kanë pranuar rroga në Maqedoni.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment