Real-Ronaldo, ndarja është pranë

Kristiano Ronaldo mund ta lërë Realin e Madridit në fund të këtij sezoni. Shkak për këtë është bërë një grindje mes tij dhe teknikut Hoze Murinjo, pas përjashtimit të Ronaldos në ndeshjen kundër Saragozës, të cilën Reali e humbi 3-2.
Prishja e marrëdhënieve mes Murinjos dhe Ronaldos nisi pas ndeshjes me Barcelonën, kur ky i fundit u shpreh se nuk i pëlqen mënyra e lojës që Reali përdor. Tashmë mediat flasin për një rikthim të mundshëm të tij tek Mançester Junaited, por edhe për një kalim tek Milani. Pak ditë më parë presidenti i kuqezinjve, Silvio Berluksoni, u shpreh se dëshira e tij është që të sjellë në Milano pikërisht portugezin Kristiano Ronaldo. Dhe, pas situatës së fundit të krijuar, kjo gjë mund të ndodhë vërtetë. Ndërkohë, me frikën se mund të humbasë Ronaldon, Reali ka nisur bisedimet me mesfushorin e Udinezes, Aleksis Sançez, që shihet si zëvendësuesi i mundshëm i portugezit.

No comments:

Post a Comment