Real Madrid, sulm në Camp Nou

Real Madrid ka si alternativë të vetme fitoren në ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampioneve.

Për këtë arsye, Jose Mourinho do të heqë dorë nga tre mesfushorët “shkatërrues”, të cilët i përdori në ndeshjen e parë gjysmëfinale të humbur 0-2, dhe do të vendosë në fushë një ekip sulmues me Ozil, Di Maria, Cristiano Ronaldo dhe Benzema.

Në mesfushë do të luajnë Xabi Alonso dhe Lass Diarra.

Ky është rreshtimi me të cilin madrilenët humbën 5-0 në fazën e parë të kampionatit spanjoll ndaj katalanasve.

No comments:

Post a Comment