Pse fermave u pëlqejnë meshkujt e gjatë


Evolucioni ka ndikuar te femrat që të zgjedhin meshkujt me të gjatë, më të shpejtë dhe më të fuqishëm.

Shkencëtarët thonë se e dinë arsyen pse femrave u pëlqejnë më shumë meshkujt e gjatë, ndërsa pohojnë se këtë nuk e kanë të shkruar në gjene.

Meshkujt më të gjatë janë më të mirë në luftë. Goditjet e meshkujve të gjatë janë më të forta se ato të meshkujve të shkurtër. Kjo i ka shërbyer evoluimit të femrave, sepse në seleksionimin gjinor, femrat joshen më shumë nga meshkujt e fuqishëm, sepse meshkujt e tillë mund t’i mbrojnë ato dhe fëmijët e tyre.

Në këtë mënyrë me kalimin e shekujve te femrat është krijuar bindja automatike që në momentin e zgjedhjes t’i pëlqejnë meshkujt e gjatë, të cilët edhe në ditët e sotme janë më të suksesshëm kur bëhet fjalë për aktivitet që bazohen në kondicion dhe fuqi.

Ndërkaq, ka edhe ekspertë të tjerë të cilët thonë se zgjedhja e meshkujve të gjatë nga femrat, është për faktin se gjatësia sugjeron se ata kanë gjene më kualitative.

No comments:

Post a Comment