Paypal ka paditur Google për pagesat mobile

Paypal ka ngridur padi vetëm një ditë pasi Google prezentoi “kuletën” mobile, duke akuzuar se Google është duke i vjedhur sekretet e sistemit të pagesave mobile. Kjo i referohet Osama Bedier, ish-drejtorit të Paypal i cili tani punon tek Google në sektorin për pagesa mobile. Ai është i akuzuar nga Paypal se ka ndarë informacione sekrete, së bashku me Stafani Tilenus një ish-drejtoreshë në Paypal e cila ka shkelur marrëveshjen e cila e kishte bërë gjat largimit të saj nga PayPal që të mos punësojë njerz nga ajo kompani.

padinë thuhet se Bedier “menaxhon të gjitha teknologjitë e Google për shërbimet e blerjeve të shitësve”, dhe “së bashku me Google në mënyrë të paligjshme kishin marë sekretet e tregtisë së Paypal”.

Sipas Paypal, Bedier ka transferuar dokumente digjitale për strategjitë e pagesave mobile nga një jo-PayPal kompjuterë disa ditë para se të shkontë tek Google në janarë të këtij viti.

Akoma nuk ka ndonjë komentë nga Google ose Osama Bedier.

No comments:

Post a Comment