Nga Tirana në Korçë:5 duelet më të forta të PD-PS që do përcaktojnë fituesin

Avantazhet dhe disavantazhet e kandidatëve për qytetet kryesore.
Tashmë motorët janë ndezur. Kandidatët janë zbuluar, partitë janë mobilizuar për të nxjerrë fitues përfaqësuesin e tyre. Beteja më e ashpër politike duket se do të zhvillohet në Tiranë ku përballë janë dy figura të larta politike siç është Edi Rama dhe Lulzim Basha. Padyshim që kush krah fiton Tiranën ka një moral të lartë pas zgjedhjeve por jo pa rëndësi janë dhe qytetet kryesore të vendit të cilët po ashtu kanë përballje të hekurta. Në zgjedhjet e shkuara opozita arriti të fitonte thuajse të gjithë qytetet e mëdha me përjashtim të Shkodrës, ndërkohë humbi dhe disa bastione të sigurta si Përmeti, Tepelena, etj. Nga ana tjetër e djathta do të kërkojë përveç se të thyejë mitin e Edi Ramës në Tiranë do përpiqet të fitojë disa nga qytetet kryesore. Kështu në Elbasan do rikandidoj Qazim Sejdini, i cili në vitin 2007 arriti të triumfonte përballë kandidatit demokrat Luçiano Boçi. Në Durrës është rikonfirmuar Vangjush Dako ku do të ketë përballë ish- ministrin e Kulturës Ferdinand Xhaferri. Po ashtu në Korçë do të jetë Niko Peleshi me prefektin Andrea Mano.
Përplasjet në qytetet kryesore.
Pas betejës së fortë për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet rivaliteti është mes Vangjush Dakos dhe Derdinand Xhaferrit. Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës ka nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytetet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin, i cili dorëzoi mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.
Përballjet në Elbasan dhe Korçë.
Shqipëria e Mesme përbën një tjetër fushë beteje mjaft të ashpër për dy partitë kryesore. Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet, për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për të. Përballë tij është caktuar një tjetër socialist por këtë herë si përfaqësues i LSI. Bëhet fjalë për ish-deputetin Durim Hushi që ka dal si kandidat i përbashkët mes PD-së dhe LSI-së. Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta rikandidon Niko Peleshi, i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. E djathta ka kandidat për bashkinë Adrea Mano, që ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut. Edhe pse duhen dhe 8 muaj që zgjedhjet lokale të zhvillohen ethet elektorale kanë nisur të jenë prezente që tani në selitë respektive.

Tirana
Edi Rama vs Lulzim Basha
Më 8 maj të vitit 2011 vërtetë do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme vendore, por në të vërtetë ato dhe kanë rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare. Në Tiranë do të zhvillohet një betejë e ashpër mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por jo më pak të rëndësishëm janë dhe garat që do të zhvillohen në qytetet kryesore të vendit. Rama kërkon mandatin e katërtë ndërsa Basha kërkon të thyej mitin e Ramës në kryeqytet.

Durrës
Vangjush Dako vs Ferdinand XHaferri
Pas betejës së fort për Tiranën, qyteti i dytë më i rëndësishëm është Durrësi. Në këtë qytet rivaliteti është mes Vangjush Dakos dhe ferdinand Xhaferrit. Dako kërkon mandatin e dytë por ka një garë shumë të vështirë pasi votat në këtë qytet janë thuajse të barabarta dhe do të shihet si do arrihet me elektoratin gri. Edhe kandidati Xhaferri ka nj garë ët fortë pasi një të mëparshme e ka humbur në këtë qytet tetë vjet më parë.

Vlorë
Shpëtim Gjika vs Ardian Kollozi
Qyteti bregdetar i Vlorës është një tjetër fushë beteje mes mazhorancës dhe opozitës. Shpëtim Gjika kërkon një tjetër mandat jo vetëm për punët që ka bërë por dhe për faktin se Vlora historikisht është një bastion i së majtës, dhe fitorja është thuajse e sigurt. PD për të thyer bastionin socialist të Vlorës do të nxjerr një figurë të rëndësishme të saj në këtë qytet. Bëhet fjalë për Ardian Kollozin i cili dorëzoi mandatin e deputetit për të qenë i parë në qytetin e Flamurit.

Elbasan
Qazim Sejdini vs Durim Hushi
Në qytetin e Elbasanit nga Partia Socialiste do të jetë sërish në garë Qazim Sejdini i cili është ndër bashkiakët më të vlerësuar nga ana e Edi Ramës. Sejdini është i lidhur ngushtë dhe me anëtarësinë socialiste në këtë qytet, për shkak të funksioneve partiake që ka mbajtur. Por dhe punët e kryera në këtë qytet janë avantazh i madh për të. Përballë tij është caktuar një tjetër socialist por këtë herë si përfaqësues i LSI. Bëhet fjalë për ish-deputetin Durim Hushi që ka dal si kandidat i përbashkët mes PD-së dhe LSI-së.

Korçë
Niko Peleshi vs Andrea Mano
Korça është qyteti tjetër i madh i cili palët politike kanë pretendime të mëdha. Në këtë qytet nga e majta pritet konfirmim i Niko Peleshit i cili është ndër emrat më të mirë të së majtës në këtë qytet. Peleshi është bërë kryetar i bashkisë së Korçës në vitin 2007 dhe për të çuar deri në fund projektin e tij do të kërkoj dhe një mandat tjetër. Lufta politike në këtë qytet do të varet shumë dhe nga sjella politik e LSI e cila në këto zgjedhje do të dal me Partinë Demokratike. E djathta pritet të ketë kandidat për bashkinë Adrea Mano i cili ka mbajtur dhe postin e prefektit të qarkut.

Kandidatët e PS

Bashkia Tiranë: Edi Rama
Bashkia Gjirokastër : Flamur Bime
Bashkia Kukës: Alfred Cengu
Bashkia Sarandë : Stefan Çipa
Bashkia Pogradec : Artan Shkëmbi
Bashkia Shkodër : Genc Uruçi
Bashkia Berat : Fadil Nasufi
Bashkia Durrës: Vangjush Dako
Bashkia Korçë : Niko Peleshi
Bashkia Elbasan : Qazim Sejdini
Bashkia Vlorë : Shpëtim Gjika
Bashkia Fier : Baftjar Zeqo
Bashkia Lezhë : Gjok Jaku
Bashkia Lushnje : Fatos Tushe

Kanbdidatët e PD
Bashkia Tiranë: Lulzim Basha
Bashkia Durrës: Ferdinand Xhaferri
Bashkia Vlorë: Ardian Kollozi
Bashkia Elbasan: Durim Hushi
Bashkia Korçë: Andrea Mano
Bashkia Fier: Ilir Bele
Bashkia Gjirokastër: Genc Sinoimeri
Bashkia Lezhë: Viktor Tusha
Bashkai Shkodër: Lorenc Luka
Bashkia Lushnjë: Albert Sanxhaku
Bashkia Berat: Ilir Decolli
Bashkia Kukës: Hasan Halilaj

No comments:

Post a Comment