Në Spanjë hapet një palestër për nudistë

Në Spanjë, pronari i një palestre ka marrë një nismë unike në llojin e vet.
Ai ka vendosur që ta kthejë palestrën e tij në një vend për nudistët. Kushdo që do të bëjë stërvitje lakuriq, mund të shkojë në palestrën e Merche Laseca, i cili ka thënë për BBC se nuk është nudist vetë, por këtë gjë e ka bërë vetëm për para. Të bësh stërvitje zhveshur megjithatë, nuk është detyrim. Kjo nismë nuk ka shkaktuar shumë entuziazëm, pasi ditën e parë kanë shkuar vetëm katër persona. Megjithatë, pronari i palestrës nuk është shkurajuar dhe është gati që të ofrojë edhe leksione për joga. Natyrisht, nudo.

No comments:

Post a Comment