Mbretëresha Elizabeta I lahej… një herë në muaj

Jo aq shpesh sa mund të duket kujdesej për higjienën e saj personale, mbretëresha e Anglisë Elizabeta I.Dëshmi historike tregojnë se ajo lahej një herë në javë, edhe pse thuhet se vet ajo duket të ketë deklaruar:” Lahem një herë në muaj është apo s’është e nevojshme”.

Se çdo të thotë e nevojshme, i përket një botëkuptimi dhe mentaliteti krejt të ndryshëm, që kishte Britania e shekullit të 16, kohë gjatë së cilës laheshe 1 herë në muaj pasi kjo ishte mëse e zakonshme krahasuar me ditët e sotme që do të tmeroheshim vetëm me idenë.

Arsyeja pse njerëzit e thjeshtë laheshin aq rrallë qe për shkak edhe të mungesës së mjeteve (hidraulike, vaska, etj), mungesa e lëndës drusore për ngrohje, në mënyrë që të ngrohnin ujin, por gjithashtu ekzistonte dhe frika se mos infektoheshin nga murtaja në banjot publike.

No comments:

Post a Comment