Marrëdhëniet me partnerin ndikojnë në mbarëvajtjen e shëndetit

Rezultatet e një studimi të Universitetit të Ohajos, treguan se një lidhje e mirë ndihmon në mbarëvajtjen e shëndetit tonë, përkundrazi një lidhje problematike sjell pasoja negative.
Në studim u testuan 80 persona, të cilëve iu kërkua të presin pak pëllëmbën e tyre. Në vazhdimësi atyre iu kërkua të diskutonin problemet e tyre për disa orë çdo ditë.U vu re se tek ato çifte që trajtonin problemet e tyre me qetësi, plaga në pëllëmbën u mbyll 40% më shpejt sesa tek çiftet që përdornin përgjigje sarkastike dhe me ironi. Madje, u zbulua se reagimi organik i femrave ndaj komente e të shëmtuara është shumë më i madh se ai i meshkujve. Studiuesit thonë se kjo ndodh për dy arsye:

1) femrat i perceptojnë plotësisht komentet personale dhe sarkastike, ndërsa meshkujt nuk duket se i perceptojnë gjithmonë me të vërtetë.
2) akoma dhe kur meshkujt bezdisen ose nxehen nga ndonjë koment, e harrojnë shumë shpejt. Ndërsa femrat kanë tendencën të përjetojnë dhe të ripërjetojnë zemërimin e tyre.

No comments:

Post a Comment