Kampusi universitar i Qytetit Studenti, në fund të vitit nisin punimet

Në fund të vitit nisin punimet për ta kthyer fushën e sportit në Qytetin Studenti, në Kampus Universitar.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, shprehet se qeveria shqiptare ka miratuar financimin prej 23 milion eurosh për të materializuar projektin që do të ofrojë mjedise studimi për 15 mijë studentë të rinj.
Ndërtimi i këtij kampusi modern me 5 kate pritet të përfundojë brenda tre viteve.

Në vitin 2012, sipas rektorit Kule do të jenë gati godinat mësimore.

Ndërkohë që më pas do të materializohet pjesa tjetër e planit urbanistik i cili parashikon ndërtimin e sallave të konferencave, bibliotekës, fushës së minifutbollit, tenisit, basketbollit dhe pistës së vrapimit.

Ngritja e Kampusit Universitar do t’i japë zgjidhjen përfundimtare problemit të infrastrukturës dhe mungesës së ambienteve nëpër fakultete dhe një dimension tjetër Universitetit Publik të Tiranës.

No comments:

Post a Comment