Julian Assange: Facebook, vegël në duart e shërbimeve sekrete

Në një intervistë për Russia Today, themeluesi i Wikileaks – Julian Assange e quan rrjetin social Facebook si “makinën më të tmerrshme të spiunimit që është shpikur ndonjëherë”.Assange zbulon disa detaje për mënyrën se si agjencitë e zbulimit përdorin një portal që grumbullon përmbajtje në lidhje me individët që frekuentojnë këto faqe.

Fatmirësisht, agjencitë e inteligjencës nuk e kanë të lehtë hyrjen dhe shfrytëzimin e të dhënave të përdoruesve të këtij rrjeti social.

Sipas Assange “Duhet të kuptojmë se kur shtojmë një mik në Facebook, ofrojmë punë vullnetare shërbimeve sekrete të Amerikës dhe ndihmojmë në ndërtimin e kësaj baze të dhënash për ta”.

No comments:

Post a Comment