Jodie Foster mbron Mel Gibson

Jodie Foster ka dalë sërish në mbrojtje të Mel Gibson.Aktorja ka theksuar se kolegu i tij, i cili ka shumë probleme në jetën e tij personale, nuk sillet si një personazh i famshëm dhe se nuk i pëlqen jeta shoqërore e Hollywood-it.

“Mel është nga ata miq që janë të përhershëm. Është shumë besnik”, deklaron Foster për revistën ‘Psychologies’.

Aktorja nuk ka komentuar akuzat që i janë bërë mikut të saj për ushtrim dhune ndaj ish-partneres së tij: “Mel po vuan shumë dhe kjo duket kur e sheh në fytyrë.”

No comments:

Post a Comment