Java Shqiptare e Modës

Prej datës 11 Maj do të zhvillohet në Tiranë, ngjarja vjetore e modës, “Albania Fashion Week”.Evenimenti do të zgjasë pesë ditë dhe do mbahet në ambientet e “Teatrit Kombëtar” në Tiranë, nën moton “On The Road”, ku do të prezantohen veshje të stilistëve shqiptarë Rezarta Skifteri, Anila Konomi, Mirela Cici etj, për sezonin vjeshtë-dimër 2011/12.

Java Shqiptare e Modës organizohet nga “Dhoma Kombëtare e Modës”. Përveç stilistëve shqiptarë do të prezantojnë krijimet e tyre edhe shumë stilistë të njohur të huaj si Agatha Ruiz de la Prada, Charles Svingholms, Michael Aslanis, Alen K, Mirabelle Supure etj.

Krijimet që do të prezantohen në sfilatën e modës do të jenë ekskluzive për “Albania Fashion Week”.

“Albania Fashion Week” vjen sivjet me një risi, organizimin i një panairi ku do të mundësohen kontakte të drejtpërdrejta të biznesmenëve të interesuar për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e modës.

No comments:

Post a Comment