Humb 11 kg brenda ditës

Ka një mister rreth peshës së boksierëve profesionistë të cilët arrijnë të humbin dhe të rifitojnë peshën e tyre shumë thjeshtë brenda një kohe shumë të shkurtër.

Boksierët humbin disa kilogramë kur vjen dita e peshimit dhe i rifitojnë sërish ato ditën e ndeshjes.

Por, si është e mundur që George St. Pierre, kampion i UFC, humbi 11 kg të premten në darkë para ndeshjes dhe i rifitoi sërish të shtunën, ditën e ndeshjes së boksit.

“Eshtë një dietë proteinash dhe perimesh. Nuk stërvitet shumë në këto ditë dhe ajo që do të humbë është vetëm ujë. Është një humbje e përkohshme peshe dhe jo reale sepse ai nuk humb yndyrë. Këtë lloj diete nuk ia rekomandoj askujt sepse duhet të jesh i përgatitur për ta bërë”, tregon trajneri i tij.

“Pasi peshohet dhe shigjeta tregon 77 kg, i japim një pije të pasur me karbohidrate dhe do të ushqehet normalisht deri sa të arrijë sërish 88 kg”, shton trajneri.

Në shumë sporte, pesha e sportistëve ndryshon. Një lojtar basketbolli humb 1.5-2 kg gjatë një ndeshjeje, ndërsa një pilot i Formulës 1 është 4 kg më i lehtë pas përfundimit të një gare.

No comments:

Post a Comment