Euro kërcënon lekun

Euro ka arritur sot shifrat më të larta të regjistruara gjatë muajve të fundit në Shqipëri.
Në kursin e këmbimit valutor një euro blihet me 142 lekë dhe shitet me 142.40. Gjatë muajit të fundit, monedha europiane ka qëndruar në kuotën e 140 lekëve dhe ka patur tendencë rritjeje.

Specialistët e ekonomisë vlerësojnë se eksportuesit shqiptarë përfitojnë prej zhvlerësimit të lekut pasi prodhimin e blejnë në lekë dhe e shesin në euro.

Ndërkohë efektet negative në jetën e shqiptarëve janë të shumta, pasi zhvlerësimi i euros ndaj monedhës vendase ndikon direkt në rritjen e kostos së jetesës duke qenë se Shqipëria është kryesisht një vend importues në masën 70%.

Zhvlerësimi i lekut ndikon gjithashtu negativisht në shlyerjen e kredive në euro.

Rritja e mëtejshme e euros do të ndikonte direkt në rritjen e mëtejshme të inflacionit si dhe do të shtrenjtonte më shumë jetesën në Shqipëri.

No comments:

Post a Comment