Është apo jo shtatzënë Karla Bruni?

Mediat franceze prej ditësh kanë shkruar se gruaja e presidentit francez, Karla Bruni, është shtatzënë.
Por, kjo e fundit ka refuzuar që t’u përgjigjet gazetarëve për këtë çështje, duke mos konfirmuar vërtetësinë e lajmit. Megjithatë, as nuk e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Të gjithë tani ngrejnë pyetjen nëse Bruni është shtatzënë dhe nëse po, përse nuk e konfirmon këtë fakt? Ndërkohë, në mediat franceze është publikuar edhe një foto e Karla Brunit, në të cilën duket se gruaja e presidentit francez është pak më shumë se zakonisht e shëndoshë.

No comments:

Post a Comment