Durrës, protesta e marinarëve

Detarët durrsakë kanë protestuar ndaj një kursi detarie që ndonëse ka kosto të lartë dhe është i detyrueshëm për t’u ndjekur prej tyre nuk njihet nga autoritetet portuale të vendeve fqinje.Pas viteve ’90, me privatizimin e anijeve te Flotes Shteterore Detare, ne det nisen te punesohen njerez pa eksperiencen dhe edukimin detar. Shqiperia nuk ka nje regjister detaresh dhe as kontrata pune me diferencime ne paga mbi bazen e kualifikimit dhe eksperiences ne det. Per te rritur kualifikimin profesional te njerezve qe punojne ne det u eshte kerkuar nga kapiteneria te ndjekin kurset perkatese per marinare dhe kapitene qe ofrohen nga nje firme italo-shqiptare.

Nje dite me pare ishte emisioni "Fiks Fare" qe denoncoi faktin qe kompania ku duhet te kualifikoheshin marinaret ishte ne nje pjese ne pronesi te bashkejetueses se Drejtorit te Sigurise se Portit dhe se kapiteneria i adreson te gjithe marinaret ne kete kompani ku ata duhet te paguajne deri ne 4 mije euro per te marre certifikatat.

No comments:

Post a Comment