Duar që vlejnë 3 milionë euro

Manuel Neuer, portieri i Schalke 04, i ndërgjegjshëm për karrierën e shkëlqyer që ka përpara, ka vendosur të sigurojë “mjetet” e tij të punës, duart.
Sipas ‘Bild’, portieri i kombëtares gjermane ka siguruar duart për 3 milionë euro.

Nuk kujtohen dëmtime të rënda në duar për portierët në historinë e futbollit, por kurrë nuk i dihet.

Ndërkohë, është e sigurtë një e ardhme në klubet e mëdha europiane për talentin e ri të portës gjermane. Bayern Munchen dhe Manchester United janë kandidatet kryesorë për të nënshkruar një kontratë me të.

No comments:

Post a Comment