Disiplina refuzon kërkesën e Flamurtarit

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit refuzon kërkesën e ekipit të Flamurtarit për fitore në tavolinë të ndeshjes me Lacin, ku u shënua një incident gjatë takimit me pasojë plagosjen e portierit të ekipit vlonjat Shpëtim Mocka.



Komisioni i Disiplinës vendosi që Laci të luajë dy ndeshje pa tifozë dhe te paguaje nje gjobe prej 500 mije lekesh.

Zyrtarët theksuan se hedhja e fishekzjarreve që plagosën portierin nuk ishin shkak për ndërprerjen e ndeshjes.

Drejtuesit e klubit të Flamurtarit kanë afat 3 ditë të apelojnë këtë vendim. Nëse edhe Apeli do të lerë në fuqi këtë vendim atëherë vlonjatët do t'i drejtohen gjykatës ndërkombëtare sportive në Lozanë.

Gjithësesi Komisioni i Disiplinës ishte shansi i fundit që drejtuesit dhe lojtarët e Flamurtarit shpreson të riktheheshin në luftën për titullin kampion, që tashmë është më afër se kurrë pranë Skënderbeut. Korcarët të mërkurën do të luajnë në Korcë me Elbasanin, skuadër e cila ka siguruar zbritjen në kategorinë e parë, ndërsa vlonjatët do të përballen me Vllazninë në 'Loro Borici'.

Një ditë më parë tifozët e skuadrës së Flamurtarit kërcënuan me bllokimin e Urës së Milofit, në rast se Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk do t’i jepte ekipit të tyre fitoren në tavolinë për ngjarjet që ndodhën në ndeshjen me Laçin.

“Komisioni me mendje të kthjellët duhet t’i japë tre pikët në tavolinë Flamurtarit. Në të kundërtën ne do të marrim masa deri në bllokimin e Urës së Mifolit”, është shprehur Agron Sinani, kryetari i shoqatës së tifozave “Dragonjtë kuqezi”.

No comments:

Post a Comment