Britani:Taksisti gjen 50 mijë dollarë dhe i kthen

Një taksist anglez ka gjetur një portofol me 50 mijë euro dhe i ka kthyer ato. Ngjarja ka ndodhur në Cambridge, kur 54-vjeçari Nigel Lipscombe, baba i dy fëmijëve, ka gjetur në sedijen e taksisë së tij shumën e konsiderueshme të parave. Portofoli me paratë i kishte rënë një biznesmeni, i cili, në formë mirënjohje për paratë e kthyera, e ka qerasur taksistin me një birrë dhe me një bakshish prej 500 dollarë. Ndërkohë, 54-vjeçari duke folur për “Sunday Daily”, ka thënë se edhe nëse do të kishte gjetur një milionë sterlina, sërish do t’i kishte kthyer, duke qenë se është një tip i ndershëm.

No comments:

Post a Comment