Britani, lulëzojnë librat elektronikë

Shitja e librave dixhitalë po lulëzon në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu tregojnë të dhënat e Shoqatës së Botuesve. Sipas këtij grupi, në vitin 2010 shitja e librave elektronikë dhe atyre audio është rritur nga 4 milionë në 16 milionë stërlina.

Shoqata saktëson se librat më të shitur në formën elektronike janë ata të tipit akademik dhe profesional.

Gjithësesi, lloji i librave në fjalë përbën një pjesë të vogël të totalit të librave të shitur në Britaninë e Madhe, që kap shifrën 3.1 bilionë stërlina.

Megjithatë, rritja e shitjeve dixhitale sugjerojnë se objekte si Kindle dhe Sony Reader kanë një impakt në rritje tek lexuesit.

No comments:

Post a Comment