Berisha në Vlorë, i kthen shpinën "Monumentit të Pavarësisë"

Kryeministri i Shqipërisë njëkohësisht dhe kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sonte një miting elektoral përmbyllës në Vlorë, duke i dhënë mbështetjen e plotë kandidatit Ardi Kollozi.
Berisha mbërriti rreth 30 minuta me vonesë në mitingun e organizuar, ndërsa gjatë fjalimit të tij i ktheu shpinën monumentit të pavarësisë ku skena ishte vendosur jo si zakonisht në sheshin e lartëm të monumentit, por në rrugën para monumentit.
Shumë fëmijë të cilët merrnin flamujt e bënin xhiro me biccikleta në cep të skenës së podiumit, ndërkohë që një furgon i bardhë me targa Tirana shpërdante flamuj të PD-së dhe flamurin kombëtar, që u jepeshin fëmijëve, të cilët më pas i hidhnin krahëve e luanin me to.


Truprojat e kryeministrit nuk i lejonin fëmijët të kalonin nga një krah i rrugës në tjetrin, ndërsa Berisha dhe eskorta e tij ndaluan vetëm pak metra nga podiumi ku u mbajt fjalimi. Kandidati për kryetar, Ardi Kollozi, shoqërohej nga deputeti Astrit Patozi dhe Dashamir Tahiri. Një burrë me të bijën e mitur nuk u lejuan nga truprojat që t'i jepnin një tufë me lule blu kandidatit për bashkinë, si dhe vetë kryeministrit, por u shtynë prej tyre.

No comments:

Post a Comment