Aurela në provën e pare, përcjell potencë dhe energji

DYSELDORF- Grupi shqiptar që do të përfaqësoje Shqipërinë në Festivalin Europian, kryesuar nga këngëtarja Aurela Gaçe, kanë realizuar provën e parë në skenën e Dyseldorfit, ndërsa kanë folur dhe për gazetarët.

Aurela u shfaq para kamerave me një veshje ngjyrë të zezë. u shoqërua nga muzikantët dhe tre backvokal. Skena u ndriqua kryesisht me të kuqe gërshetuar me drita të bardha.

U përdoren efekte të ndryshme, si zjarr apo edhe efektet e tymit. Kënga “Feel the Passion” do të këndohet në anglisht me përjashtim të refrenit të fundit të këngës e cila këndohet në shqip.

“Unë po ndihem shumë mirë. Shpresoj të mësoj shumë këtu. Kam nevojë të dëgjoj veten time. Dua ta ndjej skenën, të ndihem mirë”- u shpreh Aurela për gazetarët në konferencën e parë për shtyp menjëherë pas provës së parë.

Prova u vlerësua për energjinë që Aurela përcolli në skenë dhe potencën e vokalit të saj.

No comments:

Post a Comment