Francezët, populli më gjumash

Francezët janë më gjumashët e Europës.Ky përfundim është arritur nga një studim i organizatës OCSE. Sipas kësaj të fundit, një francez fle mesatarisht 8.5 orë në ditë. Për më tepër që kalojnë më shumë se dy orë në tavolinë gjatë ditës.

Ndërkohë, të dhëna interesante ka edhe për kohën e shopping, ku edhe këtu vendin e parë e mbajnë francezët. Këta të fundit kalojnë 32 minuta në ditë duke bërë shopping, duke ua kaluar gjermanëve, që kalojnë 31 minuta në ditë, kanadezëve me 30 minuta në ditë. Të fundit në këtë renditje janë turqit, me 14 minuta në ditë dhe koreanojugorët me 13 minuta.

Sakaq, Meksika mban vendin e parë për orët e punës. Një meksikan punon mesatarisht 10 orë në ditë.

No comments:

Post a Comment