Presidenti Topi dhe kryetarja e Parlamentit shkëmbyen replika në distancë sot gjatë homazheve për nder të dy viktimave të diktaturës komuniste, Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.
Përleshja me Rozana Radin, Rezarta nën akuzë për dhunë
Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka marrë zyrtarisht statusin e të pandehurës dhe është vënë nën akuzë për veprën e “dëmtimeve fizike me dashje” ndaj koleges së saj Rozana Radi, pas përleshjes mes tyre në fund të vitit të kaluar.
Hapja e 11 kutive të reja, PS voton pro në KQZ
Rivlerësimi i votave të kontestuara për kryetar të Bashkisë së Tiranës nuk ka dhënë rezultatin e pritur për demokratët. 11 kutitë e hapura dje nga 26 të tilla të evidentuara në aneksin e kërkesë-ankesës së paraqitur nga PD, se mbartin zarfe fletësh votimi të kontestuara gjatë procesit të numërimit nga GNV-të, nuk kanë dalë sipas parashikimeve. Në shumicën e rasteve nuk janë gjetur zarfat përkatës dhe në kutitë tjera kanë janë gjetur 2 fletë votimi të vlefshme më shumë për kandidatin socialist Edi Rama. Kjo ka sjellë që në total, kur kanë mbetur edhe 14 kuti të tjera për t’u marrë në shqyrtim për rivlerësim, rezultati i përgjithshëm për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tiranë është 79 vota plus kandidati demokrat Lulëzim Basha.
Ushtari mbijeton me një bombë të paplasur në bark (FOTOT)
Një ushtar amerikan ka rrëfyer historinë e pabesueshme se si ka mbijetuar me një bombë të pashpërthyer në bark. Channing Moss, 23 vjeç, ka marrë medalje për heroizmin e tij.
Sentic, ndoshta diplomati i parë serb në Kosovë
Këshilltari i lartë politik për çështje të komuniteteve i kryeministrit Hashim Thaçi, Srdjan Sentic, ka mundësi që të bëhet diplomati i parë serb në Kosovë. Ai pritet të emërohet zëvendësambasador në Londër gjatë muajt qershor.
Siri, media denoncon torturën ndaj të miturit
Trazirat në Siri vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare edhe për faktin se autoritetet qeveritare po ushtrojnë dhunë të pakontrolluar madje edhe kundër minorenëve.
Sequi: Procesi zgjedhor të përfundojë në mënyrë të pavarur
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi deklaroi se procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur duke shprehur besimin se ai do të përfundojë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me kuadrin ligjor.
1 Qershori, Topi: Fëmijët duhet të kujtohen cdo ditë
Presidenti Bamir Topi u ka bërë apel sot institucioneve që të mos kujtohen për fëmijët vetëm me 1 Qershor, por cdo ditë të vitit. Këtë apel kreu i shtetit e bëri gjatë një pritje të organizuar në presidencë me 20 fëmijë nga “Fshati SOS”.
Rama: Privatizimi i HEC-eve,akt kriminal
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se opozita nuk do ta njohë privatizimin e aseteve kombëtare, duke shtuar se privatizimi i pesë hidrocentraleve është akti më kriminal në pikëpamje të administrimit të ekonomisë që shënon një kulmim të ri, në ekzekutimin e një politike ekonomike shkatërruese për vendin.
Subscribe to:
Posts (Atom)








