Kombëtarja e Shqipërisë fitoi një vend në renditjen e FIFA-s për muajin Janar, duke u ngjitur në vendin e 55-të në botë.
Renditja vazhdon të
kryesohet nga Spanja, Gjermania dhe Argjentina, por bie në sy ngjitja në
vendin e katërt e Portugalisë së udhëhequr prej Ronaldos.
Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje prej muajit Nëntor, Zvicra është
ngjitur me dy vende në pozicionin e gjashtë, ndërsa Brazili ngjitet në
pozicionin e nëntë, duke lënë pas Holandën.
Midis pozicioneve
të para, Danimarka është kombëtarja me rritjen më të madhe, me pesë
vende, duke u renditur e 20-ta, ndërsa pas disa dështimeve të
njëpasnjëshme, Mali është përfaqësuesja me rënien më të keqe, me 19
vende nga muaji i mëparshëm, duke u renditur e 59-ta.
Renditja e 20 vendeve të para të FIFA-s
Pikë Përfaqësuesja
1. Spanjë 1 506
2. Gjermani 1 314
3. Argjentinë 1 255
4. Portugali 1 214
5. Kolumbi 1 211
6. Zvicër 1 159
7. Uruguaj 1 157
8. Itali 1 135
9. Brazil 1 125
10. Holandë 1 122
11. Belgjikë 1 117
12. Greqi 1 088
13. SHBA 1 044
14. Kili 1 038
15. Angli 1 032
16. Kroaci 966
17. Bosnje 919
18. Ukrainë 917
18. Francë 917
20. Danimarkë 907 /
Top Channel
No comments:
Post a Comment