Skrapar, demontonte predha, vdes punëtori plagosen 3 të tjerë

SKRAPAR-Një punëtor ka gjetur sot vdekjen ndërsa 3 të tjerë u plagosën rëndë gjatë procesit të demontimit të armëve në repartin ushtarak në Pigaz të Skraparit.


Sot në mesditë humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një predhe shtetasi Agim Mekollari, ndërsa u plagosën rëndë dy punëtorë të tjerë. Mësohet se Mekollarit i plasi predha në dorë, nga shpërthimi i së cilës ia gjeti vdekjen e menjëhershme, kurse 2 punëtorët, Jetmir Dedja, Drini Tiko dhe Ilir Kurti që ndodheshin pranë tij u plagosën rëndë.

Tre punëtorët janë dërguar menjëherë në Tiranë me një helikopter per kurim, kurse trupi i Mekollarit u dërgua në morgun e qytetit të Skraparit.

Policia e cila ndodhet në vendgjarje po heton rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja e rëndë.
Por ngjarja e sotme ne Skrapar pason ate te nje dite me pare ne Polican. Një 34-vjeçare, punonjëse e demontimit të municioneve në uzinën mekanike të qytetit të Poliçanit është aksidentuar rëndë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 09:30 të ditës së djeshme. Mësohet se 34-vjeçarja Miranda Dehari ka dashur të demontojë një predhë, ndërkohë që nuk e ka ditur fare se si funksiononte makineria. Shpërthimi i predhës i ka dëmtuar parakrahun, duke ia dëmtuar e çarë dhe një venë gjaku. Pas aksidentit nëna e dy fëmijëve është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Beratit, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Ky është aksidenti i gjashtë që ndodh në uzinën mekanike të Poliçanit pas atij të 6 janarit të vitit 2009, kur nga shpërthimi i një predhe brenda ambienteve të uzinës humbi jetën 45-vjeçarja Suzana Kapxhiu dhe u plagosën dy punëtorët e tjerë.

No comments:

Post a Comment