Britney Spears në ekranin e kinemasë?


Regjisori David O. Russell është shprehur se dëshiron të bashkëpunojë në të ardhmen me këngëtaren Britney Spears, pasi është i bindur se ajo mund të jetë aktore e shkëlqyer.

Fituesi i çmimit Oskar për filmin “The Fighter”, ka thënë se e ka provuar Britneyn për disa role filmike në të kaluarën dhe shpreson që t’i jepet mundësia që të bëjë regjinë e ndonjë filmi ku do të aktrojë Spears.


Gjatë një interviste për New York Magazine, Russell është pyetur se kë do të zgjidhte për të punuar në të ardhmen, ai është përgjigjur pa hezitim: “Britney”, duke pohuar se është një fans i madh i këngëtares.

No comments:

Post a Comment