Londër, dasma përrallore, William martohet me Kate



LONDËR-Princi William dhe Kate Middleton shkëmbyen betimet duke deklaruar "po, dua" sot në abacinë Westminster, në prani të afro 1 900 të ftuarve dhe miliona teleshikuesve nga mbare Bota.

Qindra mijëra njerëz u mblodhen sot në Londër dhe ndoqen ceremoninë martesore të princit Uilliams me Kate Middleton. Ata kanë kaluar natën jashtë vetem e vetem per te qenë dëshmitare te asaj qe konsiderohet si Dasma e Shekullit.
Princi William mbërriti sot paradite në abacinë Westminster në Londër ku lidhi kurore me Kate Middleton para afro 1 900 të ftuarve dhe 2 milione spektatoreve ne mbare Globin duke i dhene fund keshtu jetes prej beqari .

Kate Middleton mbërriti pak para orës 10:00 GMT në abacinë Westminster nën përshëndetjet e të pranishmëve, duke shpalosur për herë të parë në dalje të makinës "Rolls Roys" fustanin e gjatë ngjyrë fildishi, me vello dhe një kurorë të vogël.
Kate ishtë shoqëruar në altar nga babai i saj Michael Middleton ndërsa e motra e saj, Philippa ose (Pippa) ka qënë një nga shoqërueset e saj.
Nusja veshi një fustan ngjyrë fildish me bisht te gjate, (jo aq i gjatë sa ishte parashikuar nga mediat). Flokët e saj ishin të lëshuara ndersa siper tyre qendronte nje vel velloje i gjate. Fustani, saten i bardhë dhe i fildishtë, me një bisht afro 2,70 metra pjesa e sipërme dhe mëngët e të cilit ishin në dantellë, është vepër e krijueses Sarah Burton, drejtoreshë artistike tek Alexander Mc Queen, rebeli i botës britanike i cili kreu vetëvrasje në vitin 2010.
Pjesa e fundit e fustanit hapet duke të krijuar idenë e një luleje. Ndersa 28 vjeçari Princi Uilliams kishte veshur uniformën e kuqe të Gardës Irlandeze gjatë ceremonisë martesore me 29 vjeçaren, Kate Middleton.

Pasi kanë thënë formulën e betimit çifti ka ndërruar unazën duke u betuar kështu përpara Zotit për besnikëri. Ceremonia ne Kishe shkoi qetesisht ndersa cifti kreu cdo rit me perpikmeri, pervec momentin kur Princi i vuri unazen pak me veshtiresi ne gishtin e Kate, por dhe kjo kaloi qetesisht.
Unaza që Kate do të mbajë është një krijim me arin e gjetur në Wells, te nxjerrë nga miniera që është në pronë e Familjes Mbretërore. Princi William vendosi unazën e artë në gishtin e bashkëshortes, ndërsa ai vetë preferoi të mos mbajë një të tillë.
Shkëmbimet e betimit mes nipit të mbretëreshës Elizabeth dhe joaristokrates Kate Middleton u transmetua drejtëpërdrejt dhe u ndoq në afro 180 vende nga dy miliardë teleshikues, sipas vlerësimeve qeveritare.

Me pas cifti pershkroi me nje karroce me kuaj rrugen per Pallatin Mbreteror te shoqeruar nga kalores te shumte. Pas ciftit ne cdo hap ka qene dhe Mbreteresha Elisabet. Ne ballkonin e pallatit mbreteror cifti shkembeu puthjen sipas protokollit dhe pasi ndoqen paraden me avione, pershendeten qindra e qindra pjesmarres para Pallatit mbreteror qe ndoqen hap pas hapi sot martesen mbreterore.

Gjate ceremonise martesore mediat nuk reshten se komplimentuari ciftin, duke i vleresuar si te mrekullueshem, nusen e hijshme kurse Princin vertet nje Princ, ndersa ceremonine e cilesuan, madheshtore, perrallore dhe te denje per nje Mbreteri.

Princi Williams është i dytë në radhë për të marrë fronin e Britanisë së Madhe.

TË FTUARIT:
Rreth 1 900 persona ishin ftuar sot në meshë. Përveç 40 familjeve mbretërore duke përfshirë dhe princin Albert të Monakos dhe bashkëshorten e tij të ardhshme Charlene Wittstock, lista përfshin edhe futbollistin David Beckham dhe këngëtarin Elton John, postierin dhe pronarine e pub Bucklebury, fshat i Middleton.
Selektimi i të ftuarve ka ngjallur polemika: princi trashëgimtar i Bahreinit, vendi i të cilit u kritikua ashpër për shtypjen e manifestimeve prodemokratike e refuzoi ftesën. Por shoqëritë e të drejtave të njeriut denoncuan pjesëmarrjen e personaliteteve të Arabisë Saudite, Katarit dhe veçanërisht të Sirisë që do të përfaqësohen nga një ambasador, i cili u thirr nga Londra për tu shprehur se shtypja e manifestuesve është e paparanueshme.
Media ka spikatur veçanërisht pjesëmarrjen e Tony Blair dhe Gordon Brown, dy paraardhësit laburist të kryeministrit aktual konservatorDavid Cameron. ''Zonja e hekurt'', Margaret Thatcher, kërkoi ndjesë për mospjesëmarrjen për arsye shëndetësore dhe pasardhësi i saj konservator, John Major iu përgjigj pozitivisht ftesës.

MASAT E SIGURISË
Më shumë se 5 000 policë u mobilizuan, sipas Scotland Yard, që u shpreh se nuk disponon informacione sekrete specifike për ndonjë kërcënim të mundshëm që mund të ketë në këtë ngjarje të rëndësishme. Niveli i alarmit terrorist mbetet i fiksuar në nivel ''të rëndë'', vendosur që prej një viti në Britanin e Madhe dhe që nënkupton se një atentat terrorist është i mundur. Niveli i rëndë është niveli i katërt dhe i pestë i alarmit.

FUSTANI
Një tjetër sekret shtetëror, fustani i nusërisë u bë objekt spekulimesh. Shtypi përmendi emrin e Sarah Burton, drejtoreshë artistike e Alexander McQueen. Por shtëpia britanike e përgënjeshtroi. Por megjithate Sarah Burton u fotografua para hotelit te Kate, nga ku ajo doli per te shkuar ne meshe me pas per te vene kurore.

Mbretëresha shpall William dhe Kate Dukë dhe Dukeshë Princi William dhe e fejuara e tij, Kate u shpallën dukë dhe dukeshë e Cambridge nga mbretëresha Elizabeth II, njoftoi sot pallati Buckingham, disa orë para martesës së tyre.
William, djali i princit Charles dhe i dyti në urdhër të trashëgimisë së fronit, i atribuohet gjithashtu nga gjyshja rangu më i lartë i fisnikërisë britanike.
Princi William do të jetë gjithashtu konti Strathearn dhe baroni i Carrickfergus, gjë që do ta shpallë gjithashtu Kate konteshë të Strathearn dhe baroneshë të Carrickfergus pas martesës së tyre në abacinë Westminster.

Mbulimi mediatik
S'ka nevojë për ftesë për të qënë në radhët e para në dasmën e princit Uilliam me Kejt Middleton, mijëra gazetarë mbuluan sot në detajet më të vogla në martesën e konsideruar si ngjarja e vitit nga media në të gjithë botën, që do t'i kushtojnë orë të tëra lidhje direkte.
Dy miliardë teleshikues ndoqen sot ceremoninë, sipas vlerësimeve të qeverisë britanike.
Kjon shifer kaloi audiencën e 750 milionë personave që panë në televizor martesën e prindërve të princit Uilliam, princit Çarls dhe Lady Diana 30 vjet më parë.
"Është ngjarja kryesore mediatike e vitit pasi është ngjarje e lumtur. Gjithçka kemi patur deri tani këtë vit ka qënë tragjedi pas tragjedie, luftëra ose tërmete", vlerëson Max Clifford, këshilltar në marrëdhëniet publike pranë një shoqërie britanike.
Kreu i Shoqatës së shtypit të huaj në Londër, Christopher Wyld, pohon se nuk ka parë asnjëherë një entuziazëm të tillë.
"Ka shumë më tepër interes se për çdo ngjarje të tjetër, përfshi edhe krizën financiare", siguron ai.
Entuziazmi duket edhe në SHBA, në vendet e Komunouellthit (Commonëealth), por edhe në Kinë, Meksikë dhe Brazil.
Në Gjermani, martesa u transmetua direkt në 16 kinema. Për këtë ngjarje, televizioni amerikan CNN dergoi 50 persona në Britaninë e Madhe, ndër të cilët edhe prezantuesit e famshëm Anderson Cooper dhe Piers Morgan.
Shuma të mëdha parash janë tashmë në lojë. Pamjet e ceremonisë në abacinë Uestminster, që u filmua nga "BBC", shiten me minuta, siç e do praktika. "Nuk kemi paguar ndonjëherë kaq shtrenjtë për një minutë filmim", shprehet një gazetar.
Vendet më të mira për të fotografuar puthjen e parë e të sapomartuarve në ballkonin e pallatit Buckingham, vlejnë të paktën 1 000 euro (1 400 dollarë).
Afro 140 studio lëvizëse u vendosen në Green Park pranë Pallatin Buckingham, për të furnizuar me materiale 48 studio televizive të ngritura me këtë rast.

Në të njëjtën kohë, u mobilizuan po aq faqe interneti sa në Kupën e Botës në futboll apo në Lojërat Olimpike, me një sasi të panumërt videosh, diaporama dhe lojëra pyetje-përgjigje. Martesa ishte përparësi edhe për portalin Yahoo!, pohon korespondenti në familjen mbretërore i këtij portali, Martin Rogers.
Ndryshimi i orës, ceremonia fetare që do të nisë në orën 10:00 GMT, ose në orën 06:00 në Nju Jork apo në orën 15:00 në Islamabad, nuk duket se zbeh dëshirën e medias.
Christopher Wyld ia atribuon këtë entuziazëm interesit frenetik për Lady Diana, e cila vdiq në një aksident me makinë në vitin 1997 dhe për pasojë djalit të saj të madh.
"Ajo ishte ylli më i madh dhe Uilliami ia kalon", pohon ai.
''Kjo martesë është një 'soap opera' gjeniale, në sensin që është historia më e mirë e mundshme, kostumet më të bukura, dekori më i bukur, e pakapshme'', shton ai.



http://www.balkanweb.com/index.php

No comments:

Post a Comment