Ohër,sekuestrohen 19 kg marijuanë 2 në pranga

OHËR - Departamenti për Narkotikë pranë Sektorit të Punëve të Brendshme në Ohër realizoi një aksion për parandalimin e tregtisë së paligjshme të narkotikëve duke sekuestruar 19 kilogramë marijuanë.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, droga ishte gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë së një personi, aktivitetet e të cilit për një periudhë të gjatë kohe ishin lëndë e hetimit të policisë së Ohrit.

Bëhet fjalë për marijuanë të cilësisë së lartë, e fshehur në fuçi plastike. Policia maqedonase arrestoi edhe dy persona, një nga të cilët është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë aferë.

No comments:

Post a Comment