Galatasaray shet Lorik Canën


Drejtori sportiv i klubi turk Galatasaray ka konfirmuar lajmin për vënien në shitje të lojtarit Lorik Cana.
Gjatë kohëve të fundit po spekulohej për një largim të mundshëm të tij drejt Italisë për tu bashkuar me Interin, Milanin ose Lazion që kanë treguar interesim për të. Drejtori sportiv Ergun shprehet se është i vetëdijshëm për vlerat e shqiptarit, ndërkohë që pranon se klubi nuk mund t’i rezistojë një oferte joshëse, në të kundërtën ai do të qëndrojë në skuadrën turke.


Ndërkohë bëhet i ditur edhe çmimi për Canën që arrin në 6 milionë euro nga çdo skuadër e interesuar për 27 vjeçarin.

No comments:

Post a Comment