Viber shitet për 900 milion dollar

Kompania japoneze e shërbimeve të internetit Rakuten përveç bizneseve të shumta që i ka, që nga sot i është futur edhe biznesit të komunikimeve mobile duke njoftuar se sot ka blerë aplikacionin e njohur Viber për 900 milion dollar.
Rakuten gjeneron rreth 400 miliard të ardhura vjetore nga bizneset e saja kryesore, por shumica e të ardhurave dhe përdoruesve të këtyre bizneseve  janë në Japoni.
Rakuten është përpjekur për vite të tëra që të zgjeroj bizneset e saja edhe jashtë Japonisë, dhe duke u bazuar se Viber ka rreth 300 milionë përdorues nga 193 vende të ndryshme, atëherë ky është një hap i madh drejt këtij synimi.
It Shqip

No comments:

Post a Comment