Arrestohet tmerri i taksistëve, i çonte në Dajt dhe më pas i grabiste

taxi Policia e Tiranës vë në pranga një të ri, i dyshuar për disa grabitje taksish në kryeqytet. Arrestimi i tij u bë falë një operacioni të zhvilluar nga forcat e komisariatit numër 4 në kryeqytet në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Krimeve të Renda.

I ndaluari është shtetasi Redon Asllani 25 vjeç, ndaj të cilit dokumentohen 6 raste grabijesh me armë të taksive. Materialet lidhur me këtë shtetas iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Burimet thonë se Asllani shkonte si pasagjer te taksitë duke u nisur në drejtim të Dajtit dhe më pas i grabiste në zona të papopulluara.
Forcat e komisariatit numër 4 kanë arrestuar në një tjetër operacion shtetasin Enton Nika 30 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

No comments:

Post a Comment