Dhurata e përkryer për Ditën e të dashuruarve

Dhurata e përkryer për Ditën e të dashuruarve

Dita e të dashuruarve për disa njerëz është një ditë mundësie që në mënyrë shumë të vecantë ta kremtojnë dashurinë e tyre, ndërkohë që për disa të tjerë është vetëm një datë e muajit që s’ka asnjë rëndësi të vecantë. Por, ndaj dhuratave askush nuk është indiferent! Nëse nuk jeni të sigurta se cfarë të zgjidhni, lexoni përgjigjet e djelmoshave për të nxjerrë ndonjë ide.

  • Mendoj se asnjë dhuratë nuk do të më gëzonte më shumë sesa një udhëtim. Vitin e shkuar e dashura organizoi një udhëtim surprizë për fundjavë. Ishte dicka e paimagjinueshme. – thotë Blini 31 vjecar.
Kjo mund të jetë një ide e mirë, madje shumë, por se si do ta organizoni kohën dhe c’do të bëni mbetet krejtësisht në imagjinatën tuaj.
  • Kënaqem në syzet e reja të diellit “Ray Ban”. Që parvjet jam me syze të vjetra që fare s’më pëlqejnë. Do të më pëlqente të merrja për dhuratë një palë te reja. E dashura ime nu ka mundësi të më blejë. Tani për tani asgje për këtë dëshirë – thotë Florini 21 vjecar.
  • Më kanë mbetur mureet e zbrazëta qëkur i kam hequr fotot e vjetra. Muret e bardha po më trishtojnë, por nuk kam ide se c’tablo mund të merrja që të ishin të mira e të lira. – shprehet Albini 19 vjecar.
Kjo mund të jetë një dhuratë kreative që plotëson një dëshirë të partnerit. Duke marrë pjesë në dekorimin e dhomës së ti, merrni pjesë në plotësimin e dëshirave që ka.
  • Mmmm një Tai masazhë e përbashkët do të qe fantastike. Një hyrje fantastike për atë që do të ndodhë kur të kthehemi në shtëpi – Dritani, 26
Një trajtim seksi mund të bëni edhe në shtëpi. Mjafton të siguroni disa qirinj aromatikë, ca vaj eterik, vaj aromatik për masazhë dhe ja ku e keni një ditë të mrekulliueshme të dashuruarish.
  • Nuk mendoj se per Ditën etë dashuruarve duhet të dhurohen gjëra shumë serioze. Unë p.sh, në vitin e kaluar i dhurova të dashurës një komplet për manikyr, ndërsa ajo një fotrolle Ipad-i! Ishin shumë praktike. Ideale – Dardani, 27
Këto dhurata janë shumë të mira sidomos për njerëzit që i dini për tepër praktikë. Kjo do t’ju pëlqente shumë.
  • Koleksionin e Simpsonëve në DVD. Përfundimisht! Mund t’i shoh prapë dhe prapë dhe gjithmonë të vdes së qeshuri. – Bashkimi, 25
Pse jo? Një koleeksion me filmat e tij të preferuar mund të ishte një dhuratë e vecantë dhe e qëlluar.
A keni menduar tanimë për ndonjë dhuratë për të dashurin tuaj? Shtoni në komente idenë tuaj që ta zgjeroni listën e ideve!

No comments:

Post a Comment