Kjo shkruhet nga e përditshmja maqedonase “Nova Makedonija” e cila shkruan se kryeministri turk gjatë vizitës së tij para regjistrimit në Maqedoni ka drejtuar porosinë tek popullata turke që të deklarojë identitetin dhe përkatësinë etnike, duke i`u shmangur çdo presioni.
Erdogan këto mesazhe i ka dhënë gjatë takimeve të shumta me komunitetin turk dhe mysliman në zonat veriperëndimore të Maqedonisë.
Një javë pas fillimit të regjistrimit të popullsisë, një pjesë e komunitetit turk alarmuan për presione nga partia në pushtet VMRO-DPMNE që ata të deklarohen si maqedonas mysliman dhe jo si turq. Këto presione janë regjistruar nga regjistruesit turq, të cilët kanë alarmuar mediat, ambasadën turke dhe institucionet vendore që përfaqësohen edhe nga zyrtarët turq në kuadër të Qeverisë.
/albeu.com/

No comments:
Post a Comment