Besnik Hasi mund të jetë trajner i Shqipërisë

Besnik Hasi do të ulet në karrigen e Shqipërisë duke filluar nga dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë në muajin nëntor, kundër Maqedonisë dhe Azerbajxhanit.

Nëse nuk do të ketë ngjarje të jashtëzakonshme dhe nëse të dy palët do të bien dakord për detajet, zv.trajneri i Anderlechtit do të firmosë një kontratë dy vjeçare me efekt deri në mbyllje të eliminatoreve të Brazil 2014.

Lajmin e konfirmuan mbrëmë burime konfidenciale por krejt të besueshme brenda Federatës Shqiptare të Futbollit.

Besnik Hasi është zgjedhja e parë e FSHF-së dhe do të ketë shumë shpejt një takim me presidentin Armand Duka dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në KE.

Ai duhet të bindë këta të fundit se është gati për "stolin e madh" në mënyrë që të hedhë firmën mbi kontratë.

"Nëse nuk do e kisha këtë ambicie absolutisht që do ta lija menjëherë punën si ndihmës. Po grumbulloj përvojë. Në një fazë të karrierës dua të drejtoj përfaqësuesen e Shqipërisë".

"Do të ishte një nder i madh për mua që një ditë të mund të jepja kontributin tim për kombin tonë në këtë rol", ka thënë disa kohë më parë, Besnik Hasi.

Presidenti Duka do të ketë sot një konsultim të fundit me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv përpara se të zgjedhë pasaardhësin e trajnerit Kuzhe. Një zgjedhje që i ka të gjitha shanset të jetë, Besnik Hasi.
/albeu.com/

No comments:

Post a Comment