Pages

Agolli mesazh politikës: Situata e acaruar, PS të zhbllokojë ngërçin

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli ka lëshuar një mesazh për politikën shqiptare.
Në fjalën e tij ai ka kërkuar nga Partia Socialiste që të zhbllokojë ngërçin politik, duke theksuar se situata politike është e acaruar.
Mesazhi i tij u lëshua gjatë festës së organizuar nga Partia Socialiste me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij me praninë e kryesocialistit Rama dhe eksponentëve të tjerë të selisë rozë.
 Ndërkaq ditën e djeshme një festë tjetër u organizua për të ku morën pjesë politikanë e artistë, ku një urim të veçantë e mori edhe nga Kryeministri Berisha.
/noa,al/  

No comments:

Post a Comment