Pages

Nusja e Princit Albert tentoi të arratisej 3 herë

Princesha e re Charlene e Monakos është përpjekur të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut tre herë përpara se të realizohej "martesa e rregulluar" e saj me Princin Albert.

Charlene Wittstock, 33 vjeçare, thuhet së bëri përpjekjen e parë për tu larguar kur ajo shkoi në Paris në muajin maj për të provuar fustanin e saj të dasmës.

Gjatë vizitës ajo u "strehua" në ambasadën e vendit të saj në kryeqytetin francez, thonë burime në Monako.

Akuzat, të cilat janë të çuditshme duke marrë parasysh se ajo vazhdoi me martesën të shtunën, u shfaqën në gazetën franceze Le Journal du Dimanche.

Gazeta raportoi se më vonë në muajin maj, Charlene bëri një përpjekje të dytë për tu larguar gjatë Formula 1 Grand Prix.

Pastaj javën e kaluar u raportua se zyrtarët mbretërorë kishin konfiskuar pasaportën e Charlene gjatë rrugës për në aeroportin e Nicës. Më pas ajo ishte bindur për të vazhduar me dasmën.

Disa burime kanë konfirmuar se një marrëveshje është realizuar midis nuses dhe dhëndrit. 
(albeu.com)



No comments:

Post a Comment