Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Traunshtajn të Bavarisë në Gjermani.Një familje nga Shqipëria nuk ka qenë dakord me shoqërimin e vajzës së tyre me një bolivian. Atëherë babai i 19 vjeçares dhe vëllai i saj 27 vjeçar i kanë dalë në pritë bolivianit dhe i kanë goditur me makinën e tyre makinën e tij aq sa ajo nuk lëvizte më. Më pas vëllai ka dalë dhe me një çekiç ka goditur xhamat e makinës, atë të përparmin dhe atë të shoferit derisa është thyer shkopi i çekiçit. Pas kësaj babai ka dalë dhe e ka nxjerrë të bijën nga xhami i thyer i makinës dhe vëllai ka kërcënuar bolivianin se do e vriste duke e rrahur përpara se të largoheshin. Policia ka arrestuar pak më vonë babain e vajzës. Kjo e fundit dhe i dashuri i saj kanë marrë plagë të lehta.
(gazetatema.net)
No comments:
Post a Comment