Një djalë 3-vjeçar është bërë vandali më i ri i Britanisë, pasi policia e zuri duke dëmtuar makinat në një rrugë afër shtëpisë së tij, u raportua ditën e djeshme.
Vogëlushi, i cili është rreth 7 vite poshtë moshës së përgjegjësisë penale, është parë duke sulmuar një varg të automjeteve. Por për shkak të moshës së tij - një fëmijë bëhet përgjegjës për veprimet e tij në moshën 10 vjeçare- policia ishte e pafuqishme të merrte ndonjë veprim.
Ky rast shqetësues vjen disa ditë pasi shifrat shokuese zbuluan se rreth 3,000 kriminelë i shpëtuan dënimit vitin e kaluar pasi ishin shumë të vegjël për tu dënuar.
Në shumicën e rasteve policia nuk mundet as t′i marrë në pyetje, nëse nuk marrin një urdhër urgjent për sigurinë e tyre.
Si rezultat i kësaj, forcat e policisë nuk i regjistrojnë krimet ku besohet se fëmijë nën moshën 10 vjeçare kanë qënë përgjegjës. Kjo ka çuar në kërkesën e uljes së moshës për përgjegjësi penale.

(albeu.com)
No comments:
Post a Comment