Në një shkrim të tij të publikuar në prestigjozen franceze “Le Monde”, Zhype vëren se dy vitet e fundit në Iran është përkeqësuar gjendja e të drejtave të njeriut.
Kjo për shkak të arrestimeve në masë, dënimin dhe keqtrajtimin e të dënuarve politikë.
Por, ajo që e rëndon më shumë situatën është shtimi i ekzekutimeve me vdekje.
Kështu që nga fillimi i vitit janë kryer më shumë se 300 ekzekutime.
“Të mos harrojmë se në Iran, ku autoritetet i mohojnë popullit të vet të drejtën për të protestuar paqësisht, krerët e opozitës Hosein Mosavi dhe Mehdi Karubi, i pari ish-kryeministër dhe i dyti ish-kryetar i parlamentit mbahen të izoluar”, thekson ndër të tjera kryediplomati francez.
“Franca nuk mund të heshtë. Bashkë me partnerët e saj ka tashmë një plan të qartë për sanksione ndaj autoriteteve iraniane. Ftojmë Teheranin që të respektojnë të drejtën e shprehjes së lirë, të lirojnë menjëherë të burgosurit politikë”, thotë në shkrimin e tij Zhype.
Zhype nënvizoi se këmbëngulja e Iranit për të shkelur të drejtat e njeriut dhe vazhduar programin e tij bërthamor do të rëndojë edhe më shumë mbi të.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment