Sesilia Malstrom: Liberalizimi i vizave me Shqipërinë, po ecën shumë mirë.

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Sesilia MalmstromPas takimit të ministrave të Brendshëm, komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Sesilia Malmstrom, ka deklaruar për “ABC News”, se është e kënaqur me faktin, se qytetarët shqiptarë respektojnë lëvizjen e lirë afatshkurtër në zonën Shengen.


Më posht vijon deklarata e saj për “ABC News”:

A është e vërtetë se Shqipëria është aktualisht më jo-problematikja nga vendet e Ballkanit për respektimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen?

- Nuk po i klasifikojmë vendet kështu, por jam shumë e kënaqur që liberalizimi i vizave me Shqipërinë po ecën mirë.

Ne kemi diskutuar sot mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit, kjo nuk është një sekret.

Për ne liberalizimi i vizave është në shumë drejtime një sukses i madh dhe të gjitha shtetet anëtare janë të ndërgjegjshme për këtë.

Por ka disa probleme si me Maqedoninë dhe Serbinë nga të cilët arrin një fluks i madh azil-kërkuesish në Bashkimin Europian.

Ne duhet të marrim masa për këtë dhe kjo është arsyeja për të cilën kemi diskutuar lodhur me këtë me ministrat e brendshëm.

Asnjë shtet anëtar nuk ju referua asnjë problemi lidhur me Shqipërinë.

Kur do bëni një vlerësim të dytë për vendet e Ballkanit lidhur me procesin e liberalizimit të vizave?

- Monitorimi i liberalizimit të vizave me vendet e Ballkanit do të vazhdojë dhe ne kemi rënë dakord për të bërë një vlerësim të dytë gjatë presidencës polake në fund të vitit./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment