Pala serbe është tërhequr në elemente të ndryshme të projekt-marrëveshjeve. Madje, ka pasur raste edhe kur për propozimet e veta ka rënë në kundërshtim me vetveten.
Në një intervistë për Evropën e Lirë, kryenegociatorja dhe zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri ka thënë se marrëveshjet e mundshme do të jenë në formë të standardeve evropiane, që do t’i obligojnë të dyja palët.
Lidhur me kritikat që kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka bërë në drejtim të platformës së bisedimeve, Tahiri ka thënë se Qeveria i ka kryer të gjitha obligimet ndaj Kuvendit.
“Në takimet që i kemi pasur përmes video-konferencës, pala serbe ka bërë tërheqje në elemente të ndryshme të këtyre projekt-marrëveshjeve. Madje, ka pasur raste që edhe për propozimet që i ka dhënë vetë, ka rënë në kundërshtim me vetveten dhe është tërhequr”, ka thënë Tahiri.
Zëvendëskryeministrja ka shtuar se pala e Kosovës ka shprehur mirëkuptim për atë që ata kanë nevojë për t’i studiuar tutje vendimet e tyre.
“Mirëpo, po ashtu kam kërkuar që të nxitojnë në vendimmarrje, sepse është në interes të mbarëvajtjes së dialogut që të kemi vendime ashtu siç ne, pala e Kosovës, për këto draft-marrëveshje të cilat janë në tavolinë, kemi dhënë pajtimin në parim, kemi marrë vendime dhe mbetemi seriozë në angazhimet tona për të çuar përpara dialogun dhe për të pasur zgjidhje në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

(telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment