“Shpreh kënaqësinë time që inaguruam sot këtë rrugë, ndër më të bukurat, rrugë e cila është ndërtuar me parametrat më të mira. Rruga me gjërësi 6 metra kalon në tërë trajektoren e saj në një zonë ku banojnë rreth 20 mijë banorë. Në 6 vitet e fundit në kemi ndërtuar dhe po tejkalojmë mbi 8 mijë km rrugë dhe brenda 2 viteve Shqipëria do ketë rrjetin rrugor më të ri, më të mirë në rajon dhe Europë”, tha Berisha.
Kreu i ekzekutivit premtoi se projekti numër dy i qeverisë për komunat e Shqipërisë do të jetë vaditja si dhe katërfishimi i mbjelljes së ullinjve dhe pemëve frutore.
“Ju garantoj se në 4 vitet e tjera projekti ynë numër 1 do të jetë vaditja, do bëjmë që ju të vadisni të mbjellat, drurët tuaj frutorë me sistemet më moderne të vaditjes dhe të merrni prodhimet më të larta, më të mira. Mbillni sa më shumë ullinj, mbillni sa më shumë drurë frutorë. Brenda dy viteve që vijnë duhet të keni 4-fishuar të mbjellat”, theksoi kryeministri.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment