Ngjarja kriminale ndodhi rreth orës 24:00 të së premtes në fshatin Barbullush të komunës Bushat në Shkodër, kurse policia tha se ende mbeten të paqarta shkaqet, edhe pse po hetohet për një konflikt të çastit, një ngacmim i mundshëm mes familjeve dhe një sherr pronësie. Viktima është i moshuari Ndoc Çeliku, 61-vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen në vend pas breshërisë së automatikut.
I dyshuari në pranga është Agim Gjata, 38-vjeç. Policia sekuestroi armën “Kallashnikov” dhe 21 fishekë, ndërsa për 5 orë i dyshuari nuk pranonte të dorëzohej.
(ama-news.al)
No comments:
Post a Comment