LEZHE- “Pas projektit te rrugeve, projekti i dyte i madh kombetar do te jete vaditja dhe subvencionimi per druret frutore qe do te mbillen”.
Keshtu eshte shprehur kryeministri Sali Berisha, gjate inauigurimit te rrugës Lezhë – Rrilë – Shënkoll, një investim me vlerë 2 milionë euro, qe i i shërben një komuniteti prej 20 mijë banorësh, nga bashkia e Lezhës dhe komunat përreth.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Berisha e vleresoi kete ndertim si deshmi te përpjekjes së përbashkët për të ndërtuar në çdo skaj të vendit Evropën që ëndërrojmë.
“Rruga dhe sistemi i ri rrugor që ne ndërtojmë përbën elementin më themelor në përpjekjen tonë për të realizuar një ëndërr fisnike, një ëndërr të merituar plotësisht: Shqipëria vend i zhvilluar”, tha Berisha, duke njoftuar projektin tjeter te madh te qeverise.
Kreu i qeverise ka premtuar se Shqiperia do te behet e njohur ne mbare Evropen për prodhimet e saj, si një dëshmi kjo e potencialeve të mëdha që ka ky vend dhe si vendosmëri e qeverise për tu ndarë një herë e përgjithmonë nga varfëria e skamja.
Berisha u ndal edhe ne projektet per zhvillimin e metejshem te turizmit, duke vleresuar potencialet e jashtezakonshme te vendit.
“Pasuria kryesore e saj janë ujërat që burojnë nga të katër anët dhe që e bëjnë këtë vend një Norvegji të vërtetë të gadishullit të Ballkanit. Ujërat ne po i shndërrojmë në hidrocentrale dhe që së shpejti Shqipëria do të jetë vendi i parë me energji 100 përqind të rinovueshme. Lumenjtë, përronjt, burimet e saj do të shndërrohen në një pasuri të madhe, Shqipëria superfuqi energjetike në rajon”- tha ai.

(panorama.com.al)
No comments:
Post a Comment