Rusi: Me paratë e dhëna lëmoshë fiton 17 500 euro në llotari

Një 62-vjeçar i pastrehë në Rusi ka mundur që të fitojë plot 17 500 euro duke luajtur me një biletë llotarie, të cilën e kishte blerë me paratë e lëmoshës. Iuri Maksimovich, i transferuar në Moskës nga Minsku, pasi humbi shtëpinë, familjen dhe punën, mundi që të kapte numrat me fat dhe të fitonte llotarinë. Pas fitores së shumës së konsiderueshme, ai ka thënë se tashmë do të kthehet në Bjellorusi, për të ndërtuar një shtëpi të re, në të cilën do të jetojë me qenin e vet, duke qenë se familja e ka braktisur.



http://www.tiranaobserver.com.al/

No comments:

Post a Comment